Indi-Të paktën 39 persona dyshohet se kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur të mërkurën pas një rrëmuje në Maha Kumbh Mela, një festival hindu ku zhvillohet pelegrinazhi ndoshta më i madh fetar në botë.
Megjithatë, zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar ndonjë vdekje të shkaktuar nga rrëmuja. Festivali filloi në fillim të këtij muaji në shtetin verior të Uttar Pradesh në Indi.
Sipas burimeve zyrtare incidenti ndodhi në Mauni Amavasya ditën më të rëndësishme të festivalit. Autoritetet lokale kishin pritur një rekord prej 100 milionë pjesëmarrësish.
Kryeministri indian Narendra Modi e cilësoi aksidentin një ngjarje jashtëzakonisht të trishtë.