Të paktën 63 persona humbën jetën në rajonin Kerala të Indisë dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë bllokuar, si pasojë e rrëshqitjes masive të dheut, të shkaktuar nga shirat e dendur e të rrëmbyeshëm.
66 të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shkollat janë mbyllur në pjesën më të madhe të rajonit.
Dheu ka rrëshqitur sidomos në zonat kodrinore në Uajanad, në orët e para të ditës së sotme.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë në terren, mirëpo për shkak të një ure të shembur, puna e tyre është vështirësuar.
Kryeministri indian, Narendra Modi tha se ka biseduar me drejtuesit e autoriteteve të rajonit të Keralës dhe ka garantuar ndihma për viktimat dhe rimëkëmbjen e vendit.