Një helikopter është përplasur në rrethin Udhampur të Jammu dhe Kashmir të Indisë ku si rezultat kanë humbur jetën 2 pilotë. Shkak i aksidentit ajror thuhet të ketë qenë mjegulla e tepërt në zone e cila ka penguar fushëpamjen.
Në një deklaratë Ushtria Indiane ka thënë: "Sot gjatë një stërvitjeje stërvitore në zonën Patnitop, një Helikopter Cheetah i Ushtrisë Indiane u rrëzua në zonën Shiv Garh Dhar në rrethin Udhampur. Dy pilotë u plagosën dhe u evakuuan në spital."
Megjithatë më vonë u lajmërua se dy pilotët humbën jetën. Ngjarja ndodhi mesditën e së martës rreth orës 12:04.
Rrënojat e helikopterit u gjetën Shiv Garh Dhar nga banorët e zonës dhe menjëherë pas kësaj nisi operacioni i shpëtimit.
#helicoptercrash @Spearcorps #Salute to the Braveheart Major Rohit Kumar & Major Anuj Rajput who made the supreme sacrifice in the line of duty at #Patnitop , deepest condolences to their families... #Udhampur #Cheetah #JammuAndKashmir #InternationalPeaceDay2021 pic.twitter.com/YtXgOY8W8O
— North East Gateway (@gateway_north) September 21, 2021