Qendra e Misionarëve të Bamirësisë

Bota

Indi, misionarja e Nënë Terezës akuzohet se shiti një foshnje

5 Korrik 2018, 16:54| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 17:12

  • Share

Një grua që punon për Misionaret e Bamirësisë të fondacionit rë Nënë Terezës, në shtetin lindor indian të Jharkhand është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur një fëmije që kishte vetëm 14 ditë që kishte lindur.

Dy gra të tjera punonjëse nga qendra janë ndaluar dhe po merren në pyetje për raste të tjera të ngjashme. Policia mori masa pasi Komiteti i Mirëqenies së Fëmijëve të shtetit (CËC) regjistroi një ankesë.

BBC është përpjekur të kontaktojë qendrën bamirëse për ndonjë koment. “Ne kemi zbuluar se disa foshnje të tjera janë shitur ilegalisht nga qendra”, tha një zyrtar i policisë për Niraj Sinha të BBC Hindi.

“Ne kemi marrë emrat e nënave të këtyre foshnjave dhe po hetojmë më tej”, shtoi zyrtari i policisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?