Indi/ Rrëzohet gjatë uljes avioni me 190 pasagjerë! Konfirmohen 15 viktima...4 të tjerë ende nën rrënoja!

7 Gusht 2020, 18:22| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 08:44

  • Share

INDI- Një avion me 190 pasagjerë në bord është përplasur në tokë ndërsa ishte duke zbritur në Kerala të Indisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil tha se avioni, Air India Flight IX-1344 rrëshqiti gjatë zbarkimit në Aeroportin Karipur gjatë pasdites.

"Disa pasagjerë janë lënduar", i tha Reuters një zëdhënës i Air India.

Policia lajmëron se dyshohet për të paktën 15 të vdekur dhe 35 të plagosur. Zyrtarët kanë udhëzuar Policinë dhe Forcën e Zjarrfikës që të ndërmarrin veprime urgjente në vazhdën e rrëzimit të aeroplanit në aeroportin Ndërkombëtar Kozhikode në Karipur", shkroi në Twitter kryeministri i Kelala.

Fotografitë nga ngjarja që ishin postuar në mediat sociale tregonin se avioni ishte thyer në dy pjesë. Avioni po shkonte nga Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe për në Indi. Përveç pasagjerëve në avion kishte gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Ora 19:57
Aeroplani rrëzohet me 190 pasagjerë/ 15 persona humbin jetën, 4 të tjerë ende të bllokuar nën rrënoja

Sipas raportimeve më të fundit të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Fluturimi Boeing-737 nga Dubai kishte në bord Indianët të cilët u bllokuan jashtë shtetit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një deklaratë zyrtare, Drejtoria e Aviacionit Civil tha se kishte 190 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, mes tyre ishin edhe 10 foshnje, shkruan Reuters.

 Shefi i policisë në Kerala tha se të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 4 pasagjerë janë akoma nën rrënojat e aeroplanit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?