Në një kohë që vendi po përballet më një situatë alarmante sa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 Policia e Shtetit në qytetin e Kerala ka shpërndarë një video e cila është bërë shumë shpejt virale.
Policia këtë herë është në rrugë, ku ata kërcejnë në stilin Bollywood, për të inkurajuar përdorimin e maskës.
Video nga ky departament është e dyta, pasi vitin e kaluar ata kishin bërë një video të ngjashme për të nxitur larjen e duarve.
India, javët e fundit ka shënuar një nivel rekord të viktimave dhe rasteve të reja. Me 386.452 raste dhe 3.498 viktima vetëm në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve kaloi 18 milionë të enjten.