Diga e dëmtuar në fshatin Raini Chak Lata pas shkëputjes së akullnajës

Indi/ Shkëputet akullnaja në Himalaje, mbi150 persona të zhdukur dhe 2 të vdekur

7 Shkurt 2021, 16:36| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 16:52

  • Share

INDI- Të paktën 157 persona janë raportuar të zhdukur e dy të tjerë të vdekur pas rrëshqitjes së akullnajës në Himalaja të Indisë. Referuar CNN, shkëputja e akullnajës ka shkaktuar përmbytje në rrethin Chamoli.

Kryeministri Trivendra Singh Raëat, tha se 140 persona të cilët rezultojnë të zhdukur deri tani janë punonjës në kompaninë shtetërore të energjisë, NTPC, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e 17 personave të tjerë.

“Dy trupa janë gjetur tashmë”, shkroi Raëat në Tëitter. Një nga banorët thotë se e gjitha ishte shumë e papritur.

"Erdhi shumë shpejt, nuk kishte kohë për të paralajmëruar askënd", tha një nga banorët e zonës.

 Raëat bën me dije se  600 forca ushtarake dhe ekipe të kërkim-shpëtimit ndodhen në terren për të kërkuar personat e zhdukur.

Diga e dëmtuar në fshatin Raini Chak Lata pas shkëputjes së akullnajës

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?