Momenti kur indiani është sulmuar nga ariu

Tirana

Indi, tentoi të bënte selfie me ariun, sulmohet për vdekje/VIDEO

4 Maj 2018, 15:45| Përditesimi: 4 Maj 2018, 15:53

  • Share

Një taksist është kafshuar për vdekje nga një ari gjigant, pasi kishte ndaluar makinën që të bënte selfie me kafshën në një zonë në Indi.

Prabhu Bhatara po i dërgonte disa klientë në shtëpi të cilët i kishte marrë me makinën e tij taksi nga një ceremoni martesore në provincën Odisha, kur rastësisht pa një ari në skaj të rrugës. Dhe ndërsa pasagjerët po prisnin ulur në sendilet e pasme të makinës, Bhatara iu afrua ariut të plagosur duke tentuar të bënte selfie me të.

Por, në një moment ariu e kap dhe e përplas për tokë, të cilin më pas e kafshon për vdekje. Mediat lokale raportojnë se ariu po mundohej të pinte ujë nga një pus që ishte afër, kur Bhatara iu afrua edheduke nënvlerësuar paralajmërimeve të disa qytetarëve që ishin afër tij.

Ai nxori telefonin dhe duke dashur të shkrepte një foto rrëshqiti dhe përfundoi tek “territori” i ariut. Kalimtarët e rastit e kanë filmuar momentin kur një burrë mundohet ta shpëtojë Bhataran nga dhëmbët e mprehtë.

Nuk dihet saktësisht se cilës racë i përket ariu, por u desh ndërhyrja e policisë që ta qetësonte në mënyrë që të merrnin trupin e vdekur të viktimës.

Komento

Komente

  • Kafsha: 04/05/2018 16:07

    Prap mir që nuk e vranë të shkretin ari. Si gjithnje kafsha e ka fajin dhe ja futin, nderkohë që shtaza super fundërrinë është bajga njeri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?