Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur pas përleshjeve të ditëve të fundit lidhur me sulmin në rajonin e Kashmirit. Qeveria indiane tha se kishte nisur një operacion me raketa kundër nëntë objektivave terroriste në pjesën e Kashmirit të kontrolluar të kontrolluar nga Islamabadi, duke dëmtuar 4 xhami dhe një klinikë.
Sipas La Repubblica, të paktën 31 civilë janë vrarë dhe 46 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë indiane si edhe nga shkëmbimet e zjarrit midis dy ushtrive. Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze Ahmed Chaudhry, tha se edhe dy vajza 3-vjeçare, u vranë në një xhami në Bahaëalpur, Punjab pakistanez, për të cilën inteligjenca indiane tha se ishte e lidhur me grupe të armatosura në Kashmir.
India tha se kishte goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me masakrën e turistëve më 22 prill në Pahalgam, në Kashmirin e kontrolluar nga India. Nju Delhi akuzon Pakistanin për mbështetjen e sulmit në Pahalgam, gjë të cilën Islamabadi e mohon.
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif, tha se raketat indiane goditën gjashtë lokacione në Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe në provincën lindore të Punjabit.
"Pakistani ka të drejtë të përgjigjet me forcë ndaj këtij akti lufte të imponuar nga India", tha kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, duke thirrur një takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë ushtria indiane, pas sulmeve në nëntë lokacionet shkroi në një postim në x se “drejtësia është vënë në vend”. Sipas ushtrisë, “veprimi ishte i përqendruar, i matur dhe pa qëllim përshkallëzimi. Asnjë strukturë ushtarake nuk u vu në shënjestër".
Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, e quajti sulmin e fundit me raketa indiane një "shkelje flagrante të sovranitetit të Pakistanit". Sipas ministrit, bastisja ka “rrezikuar paqen rajonale”. Dar paralajmëroi më pas se Islamabadi do ta mbrojë "sovranitetin dhe integritetin territorial me të gjitha mjetet".
Lidhur me këtë sulm reagoi edhe kryeministri i SHBA, Donald Trump, duke e cilësuar sulmin si një turp.
"Ky është një turp. E dëgjuam menjëherë sapo hymë në Zyrën Ovale. Mendoj se njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte, bazuar në pak histori. Ata kanë luftuar për një kohë të gjatë", tha presidenti amerikan, duke shtuar se shpreson që kriza "do të përfundojë shumë shpejt".
Autoritetet në Kashmirin e administruar nga India kanë mbyllur të gjitha shkollat, universitetet dhe institucionet arsimore në të paktën shtatë zona kufitare të rajonit.
Pakistani ka njoftoi se ka rrëzuar dy avionë luftarakë indianë dhe një dron.
Pas këtyre sulmeve kryeministri Shehbaz Sharif tha se Pakistani ka të drejtë të mbrojë veten.
Qeveria indiane tha se ka nisur një sulm ndaj nëntë vendeve në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar.
Komente

Pse ndodhe kjo gjakdrdhje?Pse OKB eshte nji organ i dobet qe nga viti 1947 ku keta dy vende ndodhen ne konflikt dhe OKB nuk eshte ne gjengje te gjej nji rugedalje qe te krijoj nji vije neutrale pre 10 km edhe pse keta nuk pajtohen ma mire se xhdo vit gjakderdhje.
Përgjigju