Bota

India ‘zhytet’ në ujë, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje, regjistrohen 100 humbje jete

20 Tetor 2021, 22:52| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 22:53

  • Share

Përmbytjet në Indi si pasojë e reshjeve të shumta të shiut iu kanë marrë jetën 100 qytetarëve në Uttarakhand dhe Nepal. Një pjesë shumë e madhe e shtëpive janë shkatërruar nga përmbytjet, por edhe si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.

Dëmet e reshjeve janë të mëdha, ku për pasojë janë mbyllur shkollat. Për të mbështetur familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë, autoritetet e Nepalit kanë miratuar 1700 dolarrë ndihmë financiare për familjarët e viktimave. Ndërkohë, mbështetje është premtuar edhe për familjarët e viktimave në Uttarakhand, të cilët do të marrin nga 5,300 dollarë, ndërsa mbështetje do të ketë edhe për qytetarët të cilëve iu janë dëmtuar banesat.

Përmbytje ka pasur edhe në Kerala, ku reshjet e shiut kanë dëmtuar rreth 1.600 shtëpi, dhe 32 viktima janë shënuar. Mijëra njerëz të tjerë janë zhvendosur nga Kerala në një zonë më të sigurt.

Sipas autoriteteve, situata është drejt normalizimit, por në disa zona përmbytjet vijojnë të mbeten problem.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?