Kosova & Rajoni

Indinjohet Vuçiç dhe poston fotografinë me flamurin shqiptar

16 Tetor 2019, 15:40| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 17:04

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka pyetur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, i cili u fotografua me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, duke pasur në sfond flamurin e Shqipërisë:  Cilat zgjedhje  fitoi Kurti, në cilin shtet? Dhe flamuri pranë të cilit po qëndroni, cilit shtet i përket, shkëlqesia juaj? Do t'ju pyes vazhdimisht deri sa të marrë përgjigje.

Kështu shkruan Vuçiç, gjoja duke mos e ditur, apo qëllimisht duke e ngatërruar, për të krijuar konfuzion ndër të paditurit, se ai ishte flamuri kombëtar i shqiptarëve, i njohur që nga koha Skënderbeut.  

Ndërkohë ka reaguar edhe Ambasada britanike në Prishtinë e cila shkruan: Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me aktorë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën...

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?