Bota

Indonezi/ Anija me 280 persona në bord shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar (VIDEO)

20 Korrik, 17:14| Përditesimi: 20 Korrik, 17:25

  • Share

Indonezi-Një zjarr përfshiu një anije të Barcelonës, që lundronte nëpër Indonezinë qendrore, i cili detyroi qindra pasagjerë të hidheshin në det për t'i shpëtuar flakëve.

Sipas autoriteteve deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa në bord ishin rreth 280 persona.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është ende duke u zhvilluar, ndërsa dy anije dhe disa varka lundruese kanë shkuar në ndihmë të pasagjerëve. 

Anija, KM Barcelona 5, u përfshi nga flakët ndërsa lundronte në ujërat pranë Manados, kryeqytetit të provincës, rreth orës 13:00, tha Dani Repi, kreu i ekipit të reagimit të shpejtë të Agjencisë provinciale të Menaxhimit dhe Zbutjes së Fatkeqësive. 

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?