Indonezi/ Evakuohen zonat përreth vullkanit në Lewotobi (VIDEO)

8 Nëntor, 14:12| Përditesimi: 8 Nëntor, 14:21

  • Share

Ekipet e shpëtimit nxituan të enjten për të evakuuar sa më shumë fshatarët që jetonin rreth malit Leëotobi Laki-laki të Indonezisë pasi vullkani shpërtheu tetë herë, duke nxjerrë një shtëllungë hiri vullkanik deri në 8,000 m lartësi.

Rreth 5,816 nga më shumë se 16,000 njerëz që jetonin në zonat më afër vullkanit ishin evakuuar në fshatra të tjerë sipas qeverisë rajonale të Flores.

Pushteti vendor ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, që do të thotë se qeveria qendrore mund të ndihmojë në dhënien e ndihmës për banorët.

Katër aeroporte të vogla në ishullin Flores janë mbyllur për shkak të shpërthimit. Indonezia ndodhet në "Unazën e Zjarrit të Paqësorit", një zonë me aktivitet të lartë sizmik mbi pllaka të ndryshme tektonike.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?