Bota

Indonezi, lëkundje sizmike 5.7 ballë në Bali, dëme në ndërtesa dhe tempuj

16 Korrik 2019, 11:23| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 11:24

  • Share

Një tërmet me magnitudë 5.7 në shkallën Richter, ka goditur Indonezinë. Si pasojë e lëkundjeve të forta, në Bali ka patur dëme në ndërtesa dhe tempuj.

Tërmeti u regjistrua në det në një thellësi prej 91 kilometrash por nuk pati paralajmërim pë rrezik cunami.

Shumë hotele kanë evakuuar turistët si një masë paraprake.

Tërmeti shkaktoi rrëzimin e disa mureve të tempullit hindu të Denpassarit.

Lëkundjet sizmike janë të zakonshme në indonezi, gjatë të cilave vendi ka patur përvoja të hidhura.

Në shtator të vitit 2018, si pasojë e tërmetit gjetën vdekjen 2045 njerëz në ishullin Sulawesi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?