Indonezi/ Papa Françesku: Feja të mos përdoret për konflikte! Kriza mjedisore, rrezik ekzistencial

5 Shtator, 17:26| Përditesimi: 5 Shtator, 21:08

  • Share

Në vizitën e tij 3-ditore në Indonezi, Papa Françesku dha mesazhe të forta. Ai e tha hapur se feja përdorimit për të nxitur konflikte, ndërsa në një deklaratë që nënshkroi me imamin Umar, në xhaminë Istiqlal në Xhakarta bëri thirrje për harmoni fetare.

Nga xhamia, Françesku tha se “nëse shikojmë më thellë, do të zbulojmë se të gjithë jemi vëllezër, të gjithë pelegrinë, të gjithë në rrugën tonë për te Zoti”.

Gjatë vizitës së Papës në xhaminë Istiqlal, kryemami lexoi pjesë të Kuranit dhe një vajzë e verbër një pjesë nga Bibla. Krahas thirrjes për tolerancë fetare, Papa Françesku tha se kriza mjedisore është kërcënim ekzistencial për njerëzimin.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë që të adresojmë me seriozitet krizat që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit, sikurse luftërat, konfliktet dhe krizat mjedisore, të cilat janë pengesë për rritjen dhe bashkëjetesën e popujve”, tha Françesku.

Pas nënshkrimit të deklaratës me kryeimamin Umar, kreu i Kishës Katolike mbajti meshë në një katedrale në Xhakartë, e cila është lidhur me xhaminë Istiqlal me anë të një tuneli, i njohur si “tuneli i miqësisë”.

I përfunduar në vitin 2021, tuneli 38.3 metra simbolizon angazhimin e Indonezisë për tolerancën dhe bashkëpunimin ndërfetar.

Gjatë vizitës në Indonezi, Papa Françesku u takua me udhëheqësit e gjashtë feve zyrtare në vend, në cilin 87% e popullsisë janë myslimanë dhe vetëm 3% janë katolikë.

Ora 21:02
Papa në Indonezi, vajza e verbër e pret me sure kurani (VIDEO)

1725563464_vajzaeverber.JPG

Një vajzë e verbër ka recituar vargje nga Kurani në Xhaminë Istiqlal të Xhakartës, duke mirëpritur kështu Papa Françeskun në vendin e adhurimit ku u zhvillua një Takim Ndërfetar.

Papa po zhvillon një vizitë 3-ditore në Indonezi, nga ku ditën e sotme dha edhe mesazhe të forta.

Ai e tha hapur se feja përdorimit për të nxitur konflikte, ndërsa në një deklaratë që nënshkroi me imamin Umar, në xhaminë Istiqlal në Xhakarta bëri thirrje për harmoni fetare.

 
S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?