Bota

Indonezi/ Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki, shtëllungat e tymit arrijnë mbi 10 mijë metra lartësi (VIDEO)

18 Qershor, 20:04| Përditesimi: 18 Qershor, 20:09

  • Share

Vullkani Lewotobi Laki-Laki, në pjesën jugore-qendrore të Indonezisë, ka shpërthyer të martën. Autoritetet kanë ngritur nivelin e alarmit në shkallën më të lartë dhe kanë zgjeruar zonën e rrezikut deri në 8 kilometra nga krateri.

Agjencia Gjeologjike e Indonezisë ka bërë të ditur se vullkani ka lëshuar një shtëllungë tymi që ka arritur mbi 10.000 metra lartësi. Hiri është përhapur në formën e një reje si kërpudhë, e dukshme edhe nga qytetet që ndodhen 90 deri në 150 kilometra larg vullkanit.

Nuk raportohet për viktima. Një shpërthim i mëparshëm i malit Lewotobi Laki-Laki në nëntor shkaktoi vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?