Turqia vazhdon të shkëlqejë me shitjen dronëve të saj. Pas Kosovës është Indonezia që ka blerë 12 dronë të rinj nga kompania Turkish Aerospace.
Ministria e Mbrojtjes e Indonezisë se dronët janë blerë me vlerë 300 milionë dollarë, dhe se kjo blerje është e fundit në një seri blerjesh që synojnë modernizimin e pajisjeve ushtarake të vjetra të vendit.
Marrëveshja vjen pasi presidenti indonezian Joko Widodo paralajmëroi kabinetin e tij në korrik që të shfrytëzojnë buxhetin në mënyrë “të shëndetshme" teksa nënvizoi shpenzimet e mëdha nga agjencitë e sigurisë të vendit, duke përfshirë ministrinë e mbrojtjes.
Në janar, Ministri i Mbrojtjes, Prabowo Subianto, nënshkroi një marrëveshje prej 800 milionë dollarësh, për të blerë 12 avionë luftarakë Mirage 2000-5, blerje e cila u kritikua pasi avionët francezë konsideroheshin shumë të vjetër.
Ndërsa në shkurt u blenë po nga Indonezia 42 avionë luftarakë Rafale për 8.1 miliardë dollarë, të cilët do të disbursohen në faza gjatë disa viteve.
Marrëveshja me Turkish Aerospace me bazë në Anakara, u finalizua në shkurt dhe dronët pritet të dorëzohen brenda 32 muajve nga nënshkrimi. Marrëveshja përfshin gjithashtu trajnime dhe simulatorë fluturimi, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë, citon Reuters.
Ndërkohë në korrik Kosova njoftoi se bleu dronë Bayraktar nga Turqia por nuk dha shifrën e saktë të tyre dhe as sa ishin paguar për këtë dron.