Protesta në Indonezi

Indonezia miraton kodin penal që ndalon marrëdhëniet seksuale te çiftet e pamartuara: Personat dënohen me 1 vit burg

6 Dhjetor 2022, 10:41| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 10:45

  • Share

Parlamenti i Indonezisë ka miratuar një kod të ri penal që do ta bëjë seksin jashtë martesës të dënohet deri në një vit burg.

Ky kod, tashme i miratuar nga parkamenti ka pasuar në shumë debate,pasi kritikët thonë se këto ndryshime janë tyeje e të drejtave të njeriut dhe ndërhyrje në intimitetet e individit. Madje, ata kanë zhvilluar edhe protesta për ta kundërshtuar këtë kod. Protestuesit organizuan tubime të vogla jashtë parlamentit në Xhakartë këtë javë.

Kodi, i cili do të zbatohet si për indonezianët ashtu edhe për të huajt, përfshin gjithashtu  disa ligje “morali” që e bëjnë të paligjshme për çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku dhe të kyejnë marrëdhënie seksuale. Grupet e të drejtave thonë se kjo prek në mënyrë disproporcionale gratë, personat LGBT dhe pakicat etnike në vend.

Sipas kodit, prindërit e një personi mund t’i denoncojnë për veprën penale të kryerjes së seksit jashtë martesës. Tradhtia bashkëshortore do të jetë gjithashtu një shkelje për të cilën njerëzit mund të burgosen, shkruan BBC. Aktivistët e të drejtave thonë se kodi i ri gjithashtu shtyp shprehjen politike dhe shtrëngon lirinë fetare.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?