Industria ushtarake, Niko Peleshi:  Kërkesa për municion në botë e madhe! Nuk kemi pse të mungojmë në këtë treg! Bashkëpunim me SHBA dhe NATO

6 Qershor, 14:57| Përditesimi: 6 Qershor, 15:23

  • Share

Shtimi i kërkesës për municione në tregun botëror, do të bëjë që edhe Shqipëria të bëhet pjesë e prodhimit të municioneve.  

Këtë e bëri të ditur, ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa foli për projektligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan.

Ministri tha se po bashkëpunohet me SHBA dhe NATO për modernizimin e teknologjisë.

“Ne e kemi thënë që do ta rivitalizojmë, që do ta rikthejmë industrinë ushtarake. Sot Shqipëria i ka përmbushur kriteret e NATO për demilitarizim dhe për të pastruar një pjesë të mirë të arsenalit gjiganteskë që kemi trashëguar nga e kaluara, sistemet e vjetra sovjetike nuk janë më dominonte në FA. Jemi duke u modernizuar me teknologji perëndimore, bashkëpunim me partnerët tanë amerikan dhe me aleatë të tjerë në NATO. Sot kërkesa për municione në tregun botëror është rritur shumë, nuk kemi pse të mungojmë në këtë treg.

Duam t’i japim mundësinë investitorëve vendas e të huaj që të bëhen pjesë e tregut, ku shteti do të jetë pjesë . Duam që të bëhemi partnerë dhe aksioner me industritë e reja që do të lindin së shpejti në Shqipëri.  Për këtë Poliçani, Mjekësi dhe Gramshi janë tre pika kryesore që kanë prodhuar më parë si industri ushtarake, por prej kohësh janë të fjetura, të vdekura”, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?