Shëndeti

Infeksionet mykotike / Si të zhdukni mykun vaginal me disa receta të thjeshta popullore nga Ylli Merja

7 Prill, 16:42| Përditesimi: 7 Prill, 16:47

  • Share

Në "Bima dhe Shëndeti" në studion e ‘Rreze Dielli’ në Report TV,  me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në 'bimët aleate' më të mira të femrave, në kujdesin për shëndetin vaginal duke u ndalur konkretisht në infeksionet mykotike, ndër sëmundjet më të zakonshme gjinekologjike tek vajzat dhe gratë. Cilat janë tipet e infeksioneve vaginale, shkaqet e shfaqjes së tyre dhe ajo që është më e rëndësishmja, trajtimi që duhet marrë në kohë në mënyrë që ato të mos ripërsëriten dhe të kthehen në kronike. Cilat janë llojet më të zakonshme të infeksioneve dhe a ka një grupmoshë që është veçanërisht e prirur të jetë më e ekspozuar ndaj infeksioneve vaginale? Cilat janë simptomat dhe shenjat më të zakonshme që tregojnë praninë e infeksioneve vaginale?

“Infeksionet në uterus përhapen nga vagina ose qafa e mitrës. Infeksionet mykotike shkaktohen nga Candida albicans, kjo ndodh nga prishja e balancës hormonale në pjesët intime. Në vaginë ‘banojnë’ shumë baktere të dobishme si lactobacillus dhe candida, të cilat janë në raporte të barabarta. Kur probiotikët ulen, lulëzon myku. Myku shfaqet dhe shtohet kur bie ekuilibri imunitar ose në rastin e trajtimeve me antibiotikë”, thekson Merja në fillim të bisedës.

Eshtë shumë e rëndësishme që infeksionet mykotike dhe virale të mos neglizhohen, pasi përshkallëzimi i problematikës çon deri në sëmundje të rënda në formacione kancerogjene.

“Bimët më të mira aleate të femrës dhe që qetësojnë ngërçet muskulare të mitrës janë sherebela, kamomili, bishtamithi”, nënvizon Merja duke mos harruar dhe karafilin. “Çdo femre nuk i kushton asgjë të mbajë çdo ditë nga pak minuta 1-2 gozhdë karafili në gojë”. Në rastin e kruajtjes vaginale apo prezencës së një fillimi infeksioni mykotik, zgjidhja më e mirë dhe e shpejtë është rigoni, të bëhet për 8-10 ditë rrjesht shpëlarje me çaj me rigon.

Në rastin e infeksioneve mykotive dhe virale, kur duhet të shqetësohemi dhe të kërkohet ndihmë mjekësore? Merja thekson se duhet patur kujdes ndaj këtyre simptomave: sekrecione me erë të keqe, gjakderdhje jashtë ciklit menstrual, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, kruarje ose djegie në zonën gjenitale, plagë ose lytha që nuk zhduken për 2–3 javë.  

Trajtimi alternativ për infeksionet mykotike është shumë efikas nëse kapet në kohë problemi dhe nëse trajtimi bëhet pa ndërpreje.

“Në 0.5 litër ujë zieni 2 minuta 1 lugë kamomil, 1 lugë rigon, 1 dorë sherebele. Bëni shpëlarje të brendshme me një dush vaginal 1–2 herë në ditë. Mund të vendosim 1 herë në ditë në darkë 1.5-2 cc ekstrakt balsamik, ka një rol probiotik dhe antimykotik. Gjatë kësaj kohe pini çaj me Echinacea, një suplement që forcon imunitetin, konsumoni boronicë të kuqe e cila parandalon ngritjen e mikrobeve në mitër”, rekomandon Ylli Merja.

Eshtë shumë e rëndësishme që herë pas here të bëhen shpëlarje të jashtme me çajin antimykotik. Ndërsa në rastin e infeksioneve virale vaginale, biofarmacisti Merja sygjeron çajin antiviral, i cili ka në përmbajtje trëndafil shkëmbi, rigon, pelinë dhe trëndafil të egër. Çaji antiviral pihet 2-3 gota në ditë para buke, ndërsa pas buke duhet të pihet propolis me rigon, 3 x 10 pika në ditë. Çaj me sherebelë, rigon, kamomil për shpëlarje vaginale 1-2 herë në ditë. Vaj rigoni me ekstrakt balsamik, vendoset në vulve dhe për lyerje nga jashtë përdoret krem antimykotik ose vaj kokosi.

“Trajtimi alternativ synon forcimin e sistemit imunitar, frenimin e replikimit viral, qetësimin e simptomave”, thekson Merja në fund të bisedës, por gjithnjë duke u këshilluar dhe me mjekun gjinekolog për një ndërthurje sa më të mirë të bimëve natyrale dhe mjekësisë.

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?