Infeksioni Covid-19 shfaqet edhe me simptoma të tjera të reja

23 Korrik 2020, 09:47| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 09:51

  • Share

Që nga fillimi i pandemisë, pasi që bashkësia mjekësore-shkencore ka kuptuar më mirë format e ndryshme në të cilat shfaqet Covid-19 tek pacientët, janë shfaqur gjithashtu simptoma të reja që lidhen me koronavirusin.

Ato më të zakonshmet që të gjithë i njohim janë: ethe, kollë e thatë dhe lodhje. Simptomat më serioze përfshijnë asfiksinë, dhimbjet e gjoksit dhe problemet e të folurit, siç dhe tregohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka paralajmërua gjithashtu për simptoma të konfuzionit mendor dhe ndryshimit të ngjyrës së buzëve (blu): ato mund të jenë tregues i formave serioze të Covid-19 të cilat kërkojnë shtrimin në spital, por ka edhe një sërë simptomash më pak të zakonshme që janë shfaqur gjatë muajve të fundit.

Ato përfshijnë, sipas OBSH: dhimbje të fytit, diarre, dhimbje koke, humbje shije, skuqje të lëkurës dhe zbardhje e gishtërinjve të duarve dhe këmbëve.

Mialgia

Lodhja është termi mjekësor për të treguar ndjesinë e dobësisë së muskujve: është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga koronavirusi, thonë autoritetet shëndetësore franceze dhe OBSH-ja

Fjala mialgi tregon dhimbje muskulore. Kur ato janë të pashpjegueshme ose të kombinuara me simptoma të tjera tipike Covid-19, ato mund të lidhen me koronavirusin.

Anosmia, hiposmia dhe dysgeusia

Anosmia, hiposmia dhe dysgeusia janë simptoma të tjera të njohura që mund të jenë detektorë të Covid-19.

Anosmia është humbje e plotë e aftësisë së nuhatjes, ndërsa hiposmia është ulje e aftësisë së nuhatjes.

Dysgeusia, nga ana tjetër, është shtrembërim i ndjenjës së shijes.

Autoritetet shëndetësore britanike besojnë se ndryshimi i papritur ose humbja e ndjenjës së shijes ose erës janë simptomat kryesore të sëmundjes.

Geloni

Geloni janë inflamacione të dhimbshme ose të shoqëruara me kruajtje të enëve të vogla të gjakut te gishtërinjtë e duarve ose këmbëve.

Komento

Komente

  • Dori: 23/07/2020 18:19

    Geloni eshte djale italisht, jo shqip. Po turp nuk ju vjen fare qe nuk njihni gjuhen shqipe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?