TIRANË- Infektimet me COVID-19 në vendin tonë vijojnë të mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 947 raste të reja, ndërsa ka pasur sërish dy humbje jete. Fatkeqësisht një 52-vjeçar nga Lezha dhe një 74-vjeçar nga Berati nuk mundën t’i mbijetonin infektimit me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:
424 në Tiranë, 70 në Durrës, 53 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Vlorë, 27 në Sarandë, 24 në Lushnje, 22 në Patos, 21 në Lezhë, nga 19 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Kavajë, 13 në Gjirokastër, 12 në Divjakë, 11 në Himarë, nga 7 qytetarë në Vorë, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Përmet, Korçë, nga 5 qytetarë në Shijak, Poliçan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Belsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Roskovec, Dibër, Selenicë, Delvinë, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Bulqizë, Konispol, Kolonjë.
Në të gjithë vendin janë 4.777 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 947
Të shëruar në 24 orë 403
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2103
Testime totale 1,858,859
Raste pozitive 284,758
Raste të shëruara 276,473
Raste Aktive 4,777
Humbje jete 3,508
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,027
Fier 379
Durrës 279
Vlorë 252
Shkodër 250
Berat 134
Lezhë 129
Gjirokastër 119
Elbasan 104
Korçë 58
Dibër 34
Kukës 12