TIRANË - Me kthimin e Spitalit Infektiv në shërbim të pacientëve me COVID-19, të gjitha urgjencat kirurgjikale janë zhvendosur në Spitalin e Traumës. Në hyrjen kryesore të spitalit, janë ngritur dy çadra të cilat do të kryejnë kontrolle për çdo person që ka hyrje-dalje në Spitalin e Traumës, për të shmangur kështu çdo rrezik për përhapjen e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha apo pacientëve të tjerë të shtruar në Spitalin e Traumës.
Me përhapjen e koronavirusit në Shqipëri në të gjitha spitalet, ashtu edhe tek i Traumës, janë ndaluar vizitat e familjarëve apo që shoqëruesit e pacientëve të futen në spital, vetëm në rastet kur ka autorizim nga autoritetet shëndetësore.
Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj shpjegoi se janë çadrat do të jenë funksionale nga nesër për të bërë kontrollin e çdo personi që do të futet në spital, pra një lloj kontrolli parësor për të penguar hyrjen e virusit në spital.
Pritet që të hënën të sqarohet edhe procedura e triazhimit për të dyshuarit me simptomat e coronavirus, ndërsa çadrat janë në një distancë 150 metra me hyrjen e Traumës.
Veç kësaj mase janë shtuar patrullimet e forcave të policisë