Mbyllet një klasë në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë. Shkak është bërë prekja me COVID-19 i katër nxënësve.
Ka qenë kryeinspektori i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri i cili ka konfirmuar për Report Tv pse vendosi mbylljen e klasës së VIII të shkollës 9-vjeçare në Bashkine e Këlçyrës.
Sipas tij rezultuan se 4 nga 21 nxënës të kësaj klase ishin infektuar pozitiv në testet e shpejta të kryera mesditën e sotme.
Kjo masë ekstreme bëhet të këputet zinxhiri i transmetimit për nxënësit e tjerë dhe rrjedhimisht klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë" shprehet Sinojmeri.