Foto ilustruese e një hipopotami

Infektohen me COVID...2 hipopotamë në kopshtin Zoologjik në Belgjikë, ekspertët ngrenë alarmin: Sa i përhapur është virusi në natyrë?

4 Dhjetor 2021, 22:32| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 22:42

  • Share

BELGJIKË- Një kopsht zoologjik belg ka konfirmuar se kanë rezultuar me COVID-19 dy hipopotamë, të cilët janë futur në karantinë.

Është e paqartë se si dy hipopotamët, Imani, 14 vjeç, dhe Hermien, 41 vjeç, janë infektuar, kanë bërë me dije zyrtarë të kopshtit Zoologjik, duke thënë se në pamje të parë dukeshin në gjendje të mirë shëndetësore, përveç faktit që kishin sekrecione në hundë. Për pasojë, zyrtarët kanë kthyer masat kufizuese deri kur 2 hipopotamët të dalin negativ pas bërjes së testit. 

Në nivel global, ka pasur disa raporte të kafshëve që janë infektuar me COVID. Kujdestarët e tyre, të cilët kanë rezultuar negativ,  duhet të mbajnë maska ​, syze sigurie dhe të dezinfektojnë këpucët e tyre përpara çdo kontakti me hipopotamët.

"Për dijeninë time, është infektimi i parë i regjistruar në mesin e kësaj specie. Në të gjithë botën ky virus është parë kryesisht te majmunët dhe macet e mëdhenj," tha veterani i kopshtit zoologjik, Francis Vercammen.

Në fillim të kësaj jave, Kanadaja gjithashtu konfirmoi se tre raste COVID ishin zbuluar në dreri të egër. Këto raste duken të parëndësishme, por ngrenë alarmin se askush nuk e di se sa i përhapur është koronavirusi në natyrë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hmmm: 05/12/2021 11:54

    Neglizhojne. Nuk i vene nje mask hipopotamit. Se shpejti edhe vaksina per kafshet. ( me 4 kembe)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?