Arben Gashi

Infektohet me Covid-19 kreu i grupit parlamentar të LDK-së, njëherësh vëllai i këshilltarit të presidentit Meta

28 Qershor 2020, 20:39| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 20:40

  • Share

Arben Gashi, vëllai i këshilltarit të Presidentit Ilir Meta për çështjet e rajonit Flamur Gashi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale vetë Arben Gashi, i cili është shef i grupit parlamentar të LDK-së në Kosovë.

Arben Gashi thotë se pas simptomave bëri testin dhe rezultoi pozitiv së bashku me familjen dhe se për këtë do të qëndrojnë në izolim në shtëpi për dy javë.

"Të nderum miq, Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtëpiak dyjavor. Faleminderit!", shkruan Gashi në facebook.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?