Kronikë

Infermierët duan rol drejtues në qendra shëndetësore! Indriti, infermier prej 10 vitesh: Puna jonë është mision

12 Maj 2021, 16:11| Përditesimi: 12 Maj 2021, 16:21

  • Share

Indrit Jaupaj prej 10 vitesh ushtron profesionin e infermierit. Ai punon në Urgjencën Kombëtare dhe është i pari që u ofron ndihmë qytetarëve që ndodhen në veshtirësi. Për të ky profesion është një mision, ku më e rëndësishmja është që në kohën e duhur të bëjë më të mirën për çdo rast.

Urgjenca gjatë pandemis ka qenë edhe më e rënduar dhe në këto momente që po flasim sëmundjet e tjera vazhdojnë dhe normalisht urgjenca është ajo që është në minutin e parë në cdo ngjarje mjekësore që ndodhë. Gjatë pandemisë pjesa e infermierëve u therritën heronjë, por kjo është dicka që ne nuk na pëlqen me thënë të vërtetën që të thërritemi heronjë sepse kjo është një punë e përditshme që ne e bëjmë, nuk është një punë vetëm tani gjatë pandemisë. Infermieri është një profesionist shëndetësor me edukimin përkatës që bën atë detyren e tij dhe nuk është vetëm infermieri në pandemi”-tha infermieri Indrit Jaupaj.

Në ditë normale turnet janë 12 orarësh, por gjatë pandemisë orët nuk numëroheshin thotë Indriti, ndërsa tregon edhe vështirësitë që ka hasur gjatë vitit te fundit.

Vështirësia fillonte që nga dicka e panjohur. E para normalisht ne jemi të rrezikuar gjatë gjithë kohës nga shumë infeksione dhe jo vetëm nga pandemia por ketu përvec vetes tënde kishe infektimin e kolegëve, kishe infektimin e familjes, ishin shumë gjëra që shkonin zinxhir, frika, paniku. Por nga ana tjetër ne kemi bërë një shkollë, kemi një mision për të kryer dhe ai ty të urdhëronte që ti të shkoje drejt pacientit. Për këtë vit pervec pjesës tjetër duhet të përkujtojmë dhe ata kolegë që kanë humbur jetën në këtë luftë, gjatë kësaj pandemie, dhe kjo e bën një vit më të vështirë sesa vitet e tjera”-tregoi Indriti.

Për të gjithë kolegët e tij në këtë ditë që u kushtohet infermiervve, Indriti ka një falenderim.

“E para një falenderim për të gjithë infermierët, vecanërisht pjesën e urgjencës që gjithmonë 24 orë në cdo punë, infermierët e njësisë së koordinimit, infermierët e urgjencave të spitalit, infermierët e autoambulancave, është një punë voluminoze e të gjithë infermierëve të Shqipërisë. Të kërkojnë sa më shumë nga vetja e tyre dhe nga profesioni i tyre që ta përmirësojnë sa më shumë atë”-u shpreh infermier Indriti.

Presidentja e Urdherit të Infermierëve, Blerina Duka është e mendimit se rolit të infermierit duhet ti kushtohet më shumë vëmëndje në ekipet shëndetësore, dhe të kenë poste drejtuese në Qendra Shëndetësore.

Sic e kemi parasysh në të gjithë ekipet shëndetësore janë drejtues apo shefa pavjonesh apo edhe drejtues të Qendrave Shëndetësore janë kryesish mjek. Duke patur parasysh që edhe infermierët kanë formimin e mjafueshëm sic janë me bachelor, me master po vazhdojnë të kenë edhe doktoratura, atëherë unë e shoh të mundur edhe rolin drejtues apo lider të infermierëve në këto Qendra Shëndetësore”-tha Blerina Duka.

Në të gjithë vendin janë 22 mijë infermierë, ku rreth 15 mijë janë të punësuar.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Infermieri: 12/05/2021 22:31

    Me sa kena dgju ktu e ka sjell nga Vlora Shef Skenderi nga miqsia qe Indriti ka me vllan e tija ne Vlor si leshelist i devotshm

    Përgjigju
  • Poliklinika Vlore: 12/05/2021 17:34

    O Indrit po a ishe ti qe te kapi me presh ne dore fiks fare para disa vitesh duke mare para per patentat.Tani na tregon prralla mashtrus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?