Infermierët e rinj në dilemë për të emigruar apo qëndruar në Shqipëri! Në 2 vite 1687 prej tyre kërkuan që të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor të një vendi tjetër

1 Maj 2022, 13:55| Përditesimi: 1 Maj 2022, 15:01

  • Share

Efrosini dhe  Elba janë dy studentete të infermierisë. Deri kur të pajisen me licencën e profesionit, do të qendrojnë në Shqipëri. Më pas do të largohen, dhe vendi që shikojnë më të përshtatshëm për të nisur punën me një pagë dhe kualifikim me të mirë është Gjermania

“Jo, jashtë shtetit. Për diçka më tepër domethënë. Nuk është se Shqipëria nuk t’i jep kushtet, por dua diçka më të mirë për veten dhe paga është gjëja kryesore”- tha Efrosini, studente.

“Për një praktikë profesionale me infermiere gjermane dhe do të shkoj në Gjermani. Përveç rritjes profesionale edhe paga sigurisht, të gjitha bashkë.”- tha Elba, një tjetër studente infermierie.

Në Raportin e fundit të publikuar nga Qendresa Qytetare një organizatë jo fitimprurëse, e cila i referohet të dhënave nga Urdhri i Infermierit vetëm për vitin 2020 dhe 2021, 1687 infermierë kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë nga Urdhri i Infermierit, dokument ky që nevojitet për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor të një vendi tjetër.

Por Borana Jaçaj është një rast tjetër nga Efrosini dhe Elba. Infermierja e ardhshme tregon se masterin do ta bëj jashtë vendit dhe do të kthehet sërish për të gjetur punë, jo në sektorin publik por atë privat.

“Mendoj që do të ketë kushte më të mira, psh në shumë spitale shtetërore mungon higjena, mungon shërbimi ndaj pacientit. Është akoma ajo gjëja banale e vjetër që njerërzit mendojnë që duhet t’u japin lekë stafit, kështu gjëra banale. Në privat jo vetëm që do trajtohemi më mirë, por do kemi dhe kushte më të mira.”

Një tjetër student, Mateo Muçenji  ka dilema. Ai do të qendroj  në Shqipëri, por megjithatë shfaqet i lëkundur në këtë vendim për shkak se nuk është i bindur se sa do të arrijë ketu me profesionin që ka zgjedhur

“Të zotuar, jo 100% ,por me shpresën dhe dëshirën e madhe për të ndenjur këtu. Nëqoftëse të gjithë do përpiqemi të bëjmë diçka do t’ia dalim”.

Edhe pse në një krizë pandemie, plot 614 infermierë shqiptarë zgjodhën të largohen në vitin 2020.Ndërkohë në vitin 2021, numri pothuajse dyfishohet. Në total Shqipëria ka sot 23 866 infermierë të liçensuar.

VITI       U PAJISËN ME DOKUMENT PËR LARGIM
2016         67 infermierë
2017         131 infermierë
2018         211 infermierë
2019         417 infermierë
2020         614 infermierë
2021        1073 infermierë

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alberto: 03/05/2022 09:06

    Mund te emigrosh,e normale. Keta qe ikin gjuhen e dine. Qe te jesh infermier do japesh gjuhen atje ku do te shkosh ,cfare stazhi ke pasur ne shqiperi. Nuk fillon menjehere infermier do e fillosh nga e para,qysh nga rregullimi i krevatit te ndimosh te semurin per ta lare ,ushqyer etj.

    Përgjigju
  • Për @ Luanin që thumbon Luanin: 02/05/2022 07:24

    Kontrolloni pak listat e rrogave se sa e ka pagën një infermier i specializuar dhe pastaj komento! E kanë të barabartë me atë të infermierëve në Gjermani dhe këtu pothuajse i teprojnë të gjitha në fund të muajit!

    Përgjigju
  • Aleko: 02/05/2022 04:54

    Ky qe mendon se me 1200 euro mbyll muajin per shpenzime jetese ja fut kot.Ketu ku jame une 1200 euro jane vec ushqim..PO te tjerat ????shqipetaret genjejne veten por ne vende me pagesa disi te larta thuhet:" Ska rendesi sa merr 'rendesi ka sa ngelen..dhe kostua e jetes nuk eshte aq entusiaste si mendojne shqipot mendje ngushte..

    Përgjigju
  • Ola: 01/05/2022 14:43

    Rruga e mbare dhe suksese se ketu nuk jetohet.

    Përgjigju
  • Hajde Qeveria, forca, ndale ikjen e tyre drejt nje pagese më te mire jashte.: 01/05/2022 14:41

    Qeveria duhet te diferencoje pagat. Top rroga(te larta) duhet te kene mjeket dhe infernieret. Kjo duhet te ndodhe per 3 arsye te forta:: 1. Jane njerez qe sakrifikojne ore pa orë, nga jeta e tyre dhe......... 2. Kjo do te shmangte, ato leket e futura ne xhep dhe korrupsionin ne radhet e bluzave te bardha. 3. Kjo do nderpriste punesimin e tyre ne vendet me pagesa më te larta.

    Përgjigju
    • @Luani: 01/05/2022 19:36

      O Luan mendjendrituri kush te paska thënë qe nje infermier ka jete mediokre ne Gjermani? A e di ti luan qe infermieri ne Gjermani rrogen me te ulet e ka 2200 € ne muaj, po ti heq 1200 euro per qira, ushqim, e shpenzime te tjera, po ne fund muaji i ngelen 1000€, tani ke quan jete mediokre ti, ate ne Shqiperi me 400mij lek rroge, apo kete ne Gjermani?! Te ikin dhe mbare tju behet, me dhimbje e them, por kjo eshte e verteta, do vlersohen per ate qe janë dhe nuk do jenë ushtar te asnje force politike, sidomos ushtar te PS se ajo i do me shume neper salla mitingjesh.

    • Luani: 01/05/2022 17:16

      Njerezit nuk ikin vetem per paga me te larta. Ne fund te fundit nje jetese mediokre i pret edhe ne Gjermani. Ka faktore te tjere po aq te rendesishem: mungesa e shtetit ligjor, padrejtesite, pasiguria, cilesia mizerabel e jetes, sistemi i vlerave i kthyer me koke poshte…

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?