Infermierja dhunoi të moshuarën në Kosovë/ Kurti: Nuk ka qytetar që nuk është shokuar

2 Nëntor 2022, 22:37| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 22:40

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për dhunën ndaj të moshuarës në Kosovës. Ai e ka cilësuar si një ngjarje të tmerrshme, ku tha se organet kompetente kanë nisur punën për të çuar përpara drejtësisë përgjegjëset.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s'është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, shkruan Kurti.


Lajmi kryesor:

Çnjerëzore në Pejë/ Infermierja dhunon nënën e dëshmorit në azil, arrestohet bashkë me kolegen që e filmoi! Zbardhet dëshmia: U vetëmbrojta, më sulmoi e para (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?