Çmimet në Shqipëri u rritën me 2.5% në muajin korrik sipas metodës së Eurostat, ndërsa sipas INSTAT rritja e çmimeve muajin e kaluar ishte 2.1%.
Shërbimi arsimor dhe ushqimet kanë pasur kontributin më të madh në rritjen e inflacionit, në raport me vitin e kaluar.
Me këtë inflacion Shqipëria renditet në vendin e 18 nga 31 shtete për nivelin e lartë të çmimeve.
Finlanda është shteti me çmimet më të ulta, ndërsa Rumania kryeson me më të lartat.
“Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,1 % vërehet në grupin “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,7 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,3 %, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,1 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,8 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 %, “Transporti” dhe “Komunikimi” me 0,3 % secili. Në muajin Korrik 2024, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupeve “Ushqime dhe pijejoalkoolike” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,7 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupeve “Pijealkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rritën me 0,4 %secili, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3%secili, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime”, thuhet në raport.
Raporti PDF i Instat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit