Shkalla e inflacionit në Eurozonë ka arritur në 8.9 për qind në muajin korrik, nga 8.6% që ishte në qershor.
Gjithsej 10 shtete që përdorin monedhën e vetme shfaqen në territor dyshifror: Belgjika, Estonia, Greqia, Spanja, Qiproja, Letonia, Lituania, Holanda, Sllovenia dhe Sllovakia.
Çmimet në korrik vazhduan të rriten në shumicën e vendeve, të shtyra nga përkeqësimi i tregjeve globale të energjisë, i nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Tendenca rritëse e çmimeve të gazit është përhapur edhe në produkte të tjera, duke përfshirë frutat dhe perimet e freskëta.