Foto ilustruese

Ekonomi

Inflacioni u rrit në 2.4% në muajin shtator, qiratë dhe energjia rrisin kostot e jetesës

8 Tetor, 12:40| Përditesimi: 8 Tetor, 12:44

  • Share

Norma e inflacionit për muajin shtator 2025 u rrit në 2,4%, më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, kur inflacioni ishte 1.9%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Të dhënat tregojnë se për herë të parë çmimet e ushqimeve u rritën me pak se inflacioni i përgjithshëm. Në shtator ndryshimi vjetor i çmimeve të ushqimeve ishte 1.8%.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, i cili ka kontribuar me +0,83 pikë përqindje, ndërsa grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” ka ndikuar me +0,63 pikë përqindje. Për herë të parë qiratë kishin ndikimin më të madhe përbërjen e inflacionit.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%. Për grupet “Veshje dhe këpucë” çmimet u rriten me 1,1%, Komunikimi” me 1,0%, “Shëndeti” me 0,6% dhe “Transporti” me 0,4%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 5,9%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5%, “mish” me 3,2%, “peshk” me 2,5%, “fruta” me 1,7%, etj.

Krahasuar me muajin gusht 2025, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” shënoi rritje me 2,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8%, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili, “Komunikimi” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” janë ulur me 0,2%.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?