Jeffrey Golberg dhe Donald Trump

Bota

'Informacionet në Signal, të klasifikuara', gazetari Jeffrey Golberg: Më fusin në grup, pastaj më sulmojnë! Trump: Gjueti shtrigash

27 Mars, 15:08| Përditesimi: 27 Mars, 15:25

  • Share

Kryeredaktori i 'The Atlantic' Jeffrey Golberg në një intervistë për BBC ka rrëfyer se ai nuk është i shqetësuar nga sulmet që administrata republikane e Donald Trump po bën ndaj tij.

Golberg u shpreh se ai mendon se të gjitha informacionet që Sekretari Amerikan I Mbrojtes Pete Hegseth dha në Signal mbi sulmet ndaj rebelëve Houthis ishin informacione të klasifikuara ndërsa shtoi se më mire sesa të merrej me të administrata Trump duhet të punojë për të rregulluar dhe për të mos përsëritur gabimin që bënë.

“Nga të gjithë këto gjëra dua të them përse ata më futën mua në këtë grup komunikimi. Çfarë po ndodh këtu, ju me ftoni në ketë grup dhe pastaj më sulmoni. Ata thonë gjithmonë gjëra të tilla në fakt, për mua kanë vite që bëjnë diçka të tillë, por e kanë bërë edhe me kolegët e mi. Strategjia e tyre është të sulmojnë gazetarët. Ata duhet të merren me problemet e tyre. Në shtëpinë e bardhë qarkullojnë fjalë se tashmë të gjithë mendojnë se Mike Ëaltz është një idiot”, tha ai.

Kryeredaktoi i 'The Atlantic' hodhi poshtë pretendimet e bëra nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Micheal Ëaltz që tha se ai nuk e kishte takuar kurrë atë. Jeffrey Goldberg u shpreh se ai e kishte takuar disa here Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare megjithë në intervistën e tij për BBC ai tha se nuk do të jepte më shumë detaje.

Ndërkohë që Goldberg foli për BBC, Presidenti Amerikan Donald Trump vijoi të mbronte ekipin e tij duke thënë se gjithçka që po ndodh është një gjueti shtrigash. Kur u pyet nëse në këtë grup ishte diskutuar informacion i klasifikuar, Trump u shpreh se nuk di të thotë diçka të tillë.

“Kjo është e gjitha një gjueti shtrigash. Ajo çfarë ne bëmë ndaj rebeleve Houthi ishte e shkëlqyer. Sa i përket informacioneve të klasifikuara në atë bisedë, epo unë nuk e di, nuk jam i sigurtë. Duhet të pyeten njerëzit e përfshirë në këto biseda”, tha ai. 

Admininistrata e Donald Trump ka mohuar se në skandalin që përfshiu zyrtarët e saj të lartë për shkak të komunikimeve në Signal kishte rrjedhje të informacioneve të klasifikuara. Megjithatë mesazhet e publikuara nga The Atlantic kanë treguar të kundërtën.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?