Policia e Tiranës ka dhënë informacionin e parë paraprak në lidhje me shpërthimin e ndodhur në zonën e ish-bllokut. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një argjendarie, aty ku ka shpërthyer një bombol gazi. Blutë e kryeqytetit kanë dhënë edhe inicialet e personave të lënduar: S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.
"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në njoftimin e parë për ngjarjen.
Shqiptarja.com mëson se dy prej të plagosurave, pronarët e argjendarisë, ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në repartin e djegieve.
Lajmi kryesor:
Shpërthen bombola në argjendari në ish-bllok, plagosen pronarët burrë e grua, punonjësja dhe dy kalimtarë (VIDEO)
G.M./ReportTv.al