Deri në fund të prillit jashtë sistemit bankar qarkullonin 368.3 miliardë lekë dhe përdorimi i parasë cash mbetet pengesë e madhe për uljen e informalitetit në vend. Shoqata e Bankave kërkon nga qeveria të bëjë ndryshime ligjore për kufizimin e përdorimit të cash në shlyerjet e pagesave nga qytetarët.
“Pse nuk ka një tavan për blerjet me para fizike. Greqia lejon paranë fizike deri ne 500 euro”, pohoi Bledar Shella.
“Mund të vlerësojmë uljen e tavanit për pagesat në cash, por duke e studiuar. Tavani aktual është 150 mijë lekë”, tha Delina Ibrahimaj.
Në forumin “Digjitalizimi Kundrejt parasë fizike”, u vu theksi tek rëndësia që ka ulja e përdorimit të parasë cash në ekonomi.
“Reduktimi i cash, ul korrupsionin nxit rritjen ekonomike dhe ul varfërinë”, tha Ibrahimaj.
“Nxitja e pagesave elektronike sjellin formalizim të ekonomisë”, shprehet Sejko.
Por në takim nuk munguan kritikat e qeverisë për zhvillimin digjital në sistemin bankar.
“95% e shërbimeve ofrohen online, edhe ne sektorin bankar shume pune është bere. Cila është arsyeja qe bankat qe kane mendje dhe burime, nuk ka arriti përpara qeverise një dokument për harmonizimin e instrumenteve publik dhe privat. Shërbime e commerce janë larg rajonit”, tha Ahmetaj.
Fiskalizimi u vlerësua nga palët si reforma që do të reduktojnë më shpejt përdorimin e cash në ekonomi dhe për pasojë do të ulë informalitetin.
Ndërkohë aktualisht qeveria ka ngritur një grup pune me prani të bankave në mënyrë që pagesat për shërbimet të bëhet në e Albania.