Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Ekonomi

Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!

26 Dhjetor, 20:35| Përditesimi: 27 Dhjetor, 17:01

  • Share

Tiranë- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vijuar aksionin e luftës kundër informalitetit të pagave.

Ky aksion njoftohet se ka përfshirë kontrollin e 1197 bizneseve në të gjithë vendin gjatë muajit Dhjetor dhe synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për rëndësinë e deklarimit të pagave reale.

“Nga këto kontrolle, 78% e bizneseve kanë reaguar pozitivisht, duke ndryshuar deklarimet e pagave. Shkeljet e legjislacionit tatimor janë gjobitur me masa administrative në vlerën 6.1 milionë lekë dhe 936 biznese janë përgjigjur pozitivisht duke korrigjuar nivelin e pagave”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

Më tej theksohet se strukturat e hetimit dhe kontrollit të specializuar do të vazhdojnë hetimet ndaj individëve që nuk deklarojnë pagat reale.

“Deklarimi i pagës reale është detyrim ligjor dhe një hap i rëndësishëm drejt garantimit të barazisë fiskale dhe formalizimit të tregut të punës’, lajmëron DPT-ja.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?