Informaliteti me pagat thellon deficitin e pensioneve! Eksperti: Kjo luftë të jetë prioritet! ISSH: Deficiti i skemës së pensioneve do vijojë deri në 2045

27 Dhjetor 2021, 22:45| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 22:49

  • Share

Mos deklarimi real i pagave, përpos evazionit që kryhet ndikon negativisht edhe tek skema e pensioneve. Skandali me publikimin e 2 databazave të pagave, zbuloi profesione si për shembull pedagog që deklarojnë vetëm 30 mijë lekë si rrogë mujore ndërkohë që marrin shumë më tepër. Ky nën-deklarim ndikon në skemën e pensioneve, pasi kontributi në sigurime është minimal, ndërsa shpenzimet për pensione rriten.

“Duhet të merret seriozisht kjo skemë e cila tashmë po vuan nga mungesa e likuiditetit dhe nuk mundet të furnizohet gjithë kohës nga buxheti i shtetit, ndërkohë që buxheti duhet të kishte prioritete të tjera përtej atyre që janë miratuar, dhe vetë skema duhet të kontribuojë vetë, në momentin që skema ka shumë dobësi kuptohet që pagat do e ushqejnë më së shumti”, shprehet eksperti fiskal Eduart Gjokutaj.

Deficiti i kësaj skeme sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore këtë vit do të jetë sa 1.67% e GDP-së së vendit.

“Deficiti i skemës për këtë vit parashikohet në 1.66 apo 1.67% të GDP-së së vendit. Deficiti nuk do të bëhet zero pas 5 vitesh, por është parashikuar që rreth vitit 2045 të kemi një balancim të shpenzimeve dhe të ardhurave”, thotë drejtori i ISSH-së.

Kjo problematikë sipas ekspertit fiskal Eduart Gjokutaj, nuk është trajtuar me seriozitet nga asnjë qeveri.

“Pjesa e informalitetit është një pjesë që nuk është arritur të adresohet nga asnjë qeveri. Duhet luftuar informaliteti jo vetëm tek pagat por tek ekonomia në përgjithësi, pasi porsa kohë vuan nga kjo plagë nuk mund të mbart dot të gjitha ato angazhime që ka qeveria”, tha Gjokutaj.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti deficiti i pensioneve ishte 12.6 miliardë lekë me një rritje prej 2.3 miliardë lekësh në raport me vitin 2020. Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar niveli i informalitetit në sektorin jo-bujqësor ishte 29,1%.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Foreign investment (FI): 28/12/2021 01:41

    Duhen rriten FI (investimet e huaja) dhe për 5-8 vite nuk ndjehet shume ky deficit, mos harro që ne komunizem nuk kishte kontribute prandaj u nda pension fshatit dhe qytetet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?