Infrastruktura mbetet një nga pikat kyçe të qeverisjes së Partisë Socialiste dhe në mandatin e katërt synohet një transformim i mëtejshëm i rrjetit rrugor dhe hekurudhor në vend. Gjatë mandatit të katërt, shefi i qeverisë premton të ndërtojë edhe 700 kilometra të tjera rrugë, duke përfunduar disa prej projekteve më strategjike për vendin.
Një tjetër prioritet i qeverisë është infrastruktura hekurudhore, me disa projekte të rëndësishme si më poshtë.
Një element i ri në infrastrukturën rrugore do të jetë Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut.
Po ashtu, parashikohet një rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër. Në programin që Shqiptarja.com disponon, parashikohet ngritja e një shoqërie shtetërore MobAl si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.
Pritet të vihet në funksion një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin.
Po ashtu, brenda këtij mandati synohet të ndërtohet Portin e ri tregtar i Porto Romanos, të përfundohet certifikimin dhe operimi e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, si edhe të hapet aeroporti i jugut në Gjirokastër.
Po ashtu synohet zgjerimi i kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (VIA) për të rritur trafikun e pasagjerëve dhe numrin e destinacioneve ndërkombëtare. Pritet themelimi i Akademisë së Aviacionit, e para në vend, si qendër kombëtare për përgatitjen e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve.
Lajmi kryesor:
Report Tv siguron programin ‘Rama 4’: Shqipëria europiane, mision kombëtar! Vendi në 6 rajone turistike, 20 marina nga Velipoja në Ksamil
SI.E./ReportTv.al