Sociale

Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)

17 Dhjetor 2024, 08:15| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 08:19

  • Share

Investim në infrastrukturë, kujdes ndaj pacienteve dhe teknologji e avancuar. Kjo është panorama nga ambientet e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, në sektorin e shërbimit të Sëmundjeve të Brendshme.

Ky investim i ri ka rritur cilësinë e shërbimit në spital, pasi jo vetëm është rinovuar i gjithë reparti, por edhe është pajisur me teknologjinë e re mjekësore, sipas standardeve evropiane.

Dhe ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, që me një postim mëngjesin e sotëm (17 Dhjetor) në rrjetin social Facebook, e njofton me anë të një videoje me pamjet nga brenda spitalit.

Postimi i Edi Ramës:

“MIRËMËNGJES

dhe nga ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme, ku krahas investimit në infrastrukturë, kujdesi ndaj pacientëve përmirësohet çdo ditë falë teknologjisë së avancuar dhe stafit të përkushtuar, ju uroj një ditë të mbarë”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?