Ilda Gjoni dhe Inis Gjoni

Inis Gjoni flet për humbjen e së motrës: Mendimi që do më zgjojë çdo ditë

29 Dhjetor 2023, 10:50| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 11:00

  • Share

Inis Gjoni, në një postim në Instagram, shprehet se e motra e ndjerë do të jetë “mendimi që do më zgjojë çdo ditë do ngrysë çdo natë të jetës sime!”

'Ildës mendimi që do më zgjojë çdo ditë dhe do ngrysë çdo natë të jetës sime!

Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë.

Je nisur drejt Zotit, që me shumë besim dhe përulësi i lutemi të të strehojë tek kopshtet e Parajsës.
Njeriu përballet dhe tejkalon shumë sprova në jetë, por dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona.

Çdo orë e ketyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit, që hesht dhe dëgjon vetëm vajtimin e një ikje pa kthim. Por na ngroh dielli që ti le pas, fëmijët, punët e mira vlerësimet aq të vyera të miqve, të afërmve, kolegëve dhe kushdo që të ka njohur dhe ka dëgjuar për ty.

Jeta që ti jetove na frymëzon, dashuria energjia dhe mirësia jjote na bënë të ndjehemi kaq shumë krenare që ishim pjesë e çdo dite dhe misioni tënd. Fëmijët e tu të bukur dhe të mbarë do jenë amaneti yt i gjallë që neve së bashku të qëndrojmë gjithmonë një familje e fortë, me vlera dhe me qëllime të forta.

Sot do mbesin dhe shumë shumë radhë të tjera pa shkruar, por që çdo natë do ti them kur të takoj në ëndrra, ti engjëll në qiell dhe unë duke lotuar në shtrat nga malli për ty.

Zoti u kujdestë për ty dhe për çdo nënë që largohet nga kjo jetë që mbetet një udhëtim i ashpër dhe me fund të sigurt. Amiin’- shkruan ajo.

Ilda Gjoni, motra e madhe e Inis dhe Ingrit Gjonit, u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare. Vajza e saj, aktorja Anna Lika, konfirmoi lajmin e trishtë përmes një postimi në Instagram.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?