Kam dëgjuar disa herë që Ilir Meta kohët e fundit sjell për t'u mburrur shembullin e Stalinit me djalin e tij, Vasilin. Por në të vërtetë nuk është Vasili, por djali i madh i Stalinit, Jakovi. Por edhe ky fakt, që e ka dëgjuar apo dikush ia ka treguar nuk është i saktë.
Stalini nuk donte që ushtarët sovjetikë të kapeshin rob, dhe kishte dhënë urdhër që të vriteshin në betejë ose të vetëvriteshin. Ndaj dhe urrente të birin, i kapur rob, një urrejtje që i vinte nga përçmimi dhe përbuzja që kishte patur për Jakovin gjatë gjithë jetës, qysh në fëmijërinë e tij.
(Jakovi ishte djali me gruan e parë, i lindur në Gjeorgji, të cilin e ëma e lë foshnjë dhe rritet nga famijarët e saj. Stalini nuk e do kurrë dhe në moshën 14 vjeçare, Jakovi shkon në Moskë pa ditur as gjuhën ruse). I brishtë si natyrë tenton disa herë të vetëvritet.
Stalini nuk e sakrifikon të birin për ideale të Partisë, si Ilir Meta kërkon të paraqesë "sakrifikimin" e bashkëshortes së tij si në të mirë të Partisë së Lirisë. Pas 30 vitesh në politikë e kuptoi nepotizmin?
Dhe sa qesharak fakti që po e sjell si "moralizëm", dhe aq më keq kur e krahason veten me një nga njerëzit më të urryer të historisë së njerëzimit, kriminelin, gjakatarin, persekutorin dhe vrasësin e miliona të pafajshmëve, Stalinin.
Duket se ora i ka mbetur te Ekonomia Politike që ka studiuar në kohën e komunizmit!
*Marrë nga profili autorit në Instagram
keta si cift jane te pakulturuar...po monika kur tha cfare sjell minuti nuk sjell sekonda:) :) :) cdonte te thoshte..
Përgjigju