Kronikë

SHËNIM/ Injorantët berishistë që ngatërrojnë pastrimin e zërit me manipulimin e audios

6 Prill, 13:38| Përditesimi: 6 Prill, 17:29

  • Share

Kush ka punuar një ditë në televizion e njeh procesin e pastrimit të zërit në një material audio nga montazhierët e kronikave televizive. Audio pastrohet nga zhurmat dhe pauzat, me qëllim që zëri të dëgjohet sa më qartë. Pastrimi i audios apo zërit nuk ka asnjë lidhje me manipulimin e një materiali audio.

Manipulimi i një audio konsiston në prerje dhe nxjerrje jashtë konstekstit të bisedës së subjektit, vendosjen e zërit në një konteskt tjetër ose krijimin e bisedave artificiale, të njohura si “deepfakes”. Manipulimi konsiston në klonimin e zërit të një subjekti dhe krijimit të bisedave të rreme përmes programeve specifike apo inteligjencës artificiale.

Manipulimi përbën vepër penale kur paraqitet si provë në organet e drejtësisë, siç ishte rasti Babale, dhe përbën sheklje të rëndë etike kur përdoret në gazetari.

Çfarë po ndodh?

Prej dy ditësh Syri bashke me një gjobaxhi pesëlekësh, ish spiun i SHIK, me babanë spiun i Sigurimit të Shtetit, i cili kur PD nuk është në pushtet shfaqet si gazetar, që mburret kur shet burimet, përpiqen të dezinformojë me koliben e tyre mediatike, duke paraqitur si manipulim pastrimin e audios së seancës për konfirmimin e masës së sigurisë së Erion Veliajt në GJKKO, kur prokurori i çështjes Ols Dado i drejtohet Veliajt me një fjalor jo etik.

Nga përgjimi në burg i Veliajt, ky i fundit interesohet nëse është pastruar audioja kur Ols Dado i drejtohet me një fjalor jo etik. Pra, pastrim, jo manipulim. Pastrim nga zhurmat, me qëllim që fjala e pretenduar ‘ndyrësisë’ të dëgjohet qartë. Ç’është e vërteta, edhe pas pastrimit të audios, fjala ‘ndyrësisë’ nuk dëgjohet, të paktën nga ‘veshët e zakonshëm’, tregues ky që nuk ka asnjë manipulim. Nëse do të kishte manipulin, fjala e pretenduar ‘ndyrësirë’ do të ishte vënë në gojën e prokurorit Dado.

Megjithatë mutacioni mediatik i oborrit të Berishës, që paguhet nga ministrat e qeverisë Rama dhe që është paguar nga kompania e vëllait të Erion Veliajt, vijon t’i fryejë fyellit të manipulimit të audios, duke manipuluar edhe intepretimin e përgjimit të Veliajt nga Ols Dado.

Një ditë më parë ngatërroi një pretendim të disa personave se Ols Dado kishte marrë 2 milionë euro për të goditur Veliajn (pretendim gjithësesi i pambështetur në asnjë provë, por ndoshta sajesë për të përfituar nga fatëkeqësia e tjetrit), me sajesën e Syrit të Berishës se gjyqtarit Engert Pëllumbit i kanë oferuar miliona euro për të liruar Veliajn, duke i miksuar dhe paraqitur si shpikje të Veliajt./  I marrë me shkurtime nga Prapaskena

Xh.K/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?