Politikë
Top 24

Injoroi Metën për 30 Qershorin/ Basha kërcënon hapur Denar Bibën: Të pret burgu

27 Korrik 2019, 17:28| Përditesimi: 27 Korrik 2019, 17:33

  • Share

PERMET-Lulzim Basha kërcënoi anëtarët e shumicës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke filluar nga n/kryetari Denar Biba, pasi KQZ-ja injoroi dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Basha tha se do të përgjigjen para drejtësisë dhe se i pret burgu, ndërsa e cilësoi edhe njëherë nul dhe farsë 30 Qershorin.

Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”- u shpreh Basha në Përmet.

Kreu i opozitës tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është t’i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, sipas tij refuzimit të Edi Ramës nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim.

Sot  miratua tabela përfundimtare e rezultateve të 30 Qershorit, ndërsa Denar Biba tha se më 30 qershor shqiptarët vendosën mes pazareve dhe kushtetutës.

Komento

Komente

  • era: 27/07/2019 20:32

    Njaç sa e pesoj hajdut Ristani qe I volli votat per ty per kryetar Bashkie o bythqi*e.

    Përgjigju
  • asl: 27/07/2019 18:59

    Urgjent duhet ti beni Lulit vaksine kunder terbimit,dhe ska dhe faj temp. shume te larta vajtje ardhjet sa nga nje qytet ne tjetrin.U raskapit i mjeri dhe shoket e PD po e braktisin,duhet kuruar urgjentisht.

    Përgjigju
    • Gjahtari: 28/07/2019 22:17

      Luli ka fituar imunitet ndaj terbimit, por me qene se vjen nga holandai I duhet gjetur nje doze e forte!

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?