Lajme të mira

Inovacioni takohet me traditën: Partneri digjital i çdo vizitori One Albania, pjesë e panairit të ITB Berlin 2025

6 Mars, 11:16| Përditesimi: 6 Mars, 11:17

  • Share

Lideri i telekomunikacionit, One Albania është pjesë e edicionit të 59-të të ITB Berlin, panairit më të madh të turizmit në botë, si partner zyrtar i nismës "Albania All Senses". Këtë vit, Shqipëria është vendi mikpritës zyrtar në panair, duke shfaqur trashëgiminë e saj të pasur kulturore, agroturizmin, kulinarinë, pijet tradicionale, traditën në veshje e muzikë si pjesë e ofertës turistike gjithëvjetore.

Për udhëtarët, të qëndruarit të lidhur është po aq i rëndësishëm sa zbulimi i destinacioneve të reja, apo provimi i ushqimeve të shijshme. Nga eksplorimi i rrugëve malore me GPS e deri te lundrimi në rrjet dhe ndarja e përvojave në kohë reale, teknologjia luan një rol thelbësor në çdo udhëtim.

Si rrjedhojë, One Albania është kthyer në një partner kryesor në mbështetjen e turizmit. Prania e One Albania në ITB Berlin 2025 është një element kyç për të ofruar një përvojë turistike që gërsheton në mënyrë të përsosur teknologjinë dhe inovacionin, duke bërë që Shqipëria të shihet jo vetëm si një vendndodhje turistike në lulëzim, por edhe si një qendër për inovacionin digjital dhe sipërmarrjen në Ballkanin Perëndimor.

Partneritet strategjik duke garantuar një përvojë të përmirësuar për turizmin

Vitin e kaluar, One Albania nënshkroi një marrëveshje partneriteti me Ministrinë e Turizmit për nismën “Albania All Senses”, duke garantuar ndër të tjera që vizitorët të shijojnë komunikim pa ndërprerje në të gjithë territorin. Ky partneritet synon promovimin e pasurisë kulturore dhe potencialit turistik të Shqipërisë, duke ofruar paketa dhe shërbime ekskluzive për të gjithë vizitorët.

I pranishëm gjatë panairit të ITB Berlin 2025, Drejtori i Grupit Komercial të Konsumatorit, Athanasios Paraskevas, theksoi se One Albania mbetet e përkushtuar që të garantojë një lidhje të pandërprerë për udhëtarët që vizitojnë vendin tonë.

“Turistët mbështeten te interneti i shpejtë roaming si dhe mbulimi i fortë me rrjet celular për të ndarë përvojat dhe për të qëndruar të lidhur me të dashurit e tyre. One Albania ofron mbulimin më të shpejtë dhe më të madh të rrjetit në Shqipëri, duke i lejuar udhëtarët të qëndrojnë të lidhur—qoftë në kryeqytet, por edhe përgjatë gjithë Rivierës Shqiptare e deri në majat më të larta të maleve. 

Gjatë prezantimit të tij në panelin me temë:“Shqipëria-Porta në rritje e turizmit të Evropës Juglindore”,  Z. Paraskevas shtoi:

“ Rrjeti ynë celular 5G dhe infrastruktura e fibrës sigurojnë që udhëtarët të shijojnë internetin me shpejtësi të lartë dhe lundrim të qetë në internet. 

Në One Albania ne nuk ndërtojmë vetëm rrjete, por krijojmë mundësi për rritje. Ne mbështesim turizmin lokal dhe bizneset e lidhura me të, që të kenë lidhje të besueshme nga rrjetet tona fikse ose celulare. Vizioni ynë është të forcojmë imazhin e Shqipërisë digjitale me investime në 5G dhe në infrastrukturën me fibër, duke ofruar lidhje me standarde botëtore për të përmirësuar përvojën e udhëtimit.”

Panairi i ITB Berlinit ofron një platformë të shkëlqyer për të eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare. Si një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në Shqipëri, angazhimi afatgjatë i 4iG-së, kompania mëmë e One Albania, është të pozicionojë vendin si një destinacion kryesor për udhëtarët që kërkojnë eksperienca të paharrueshme.

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?