Sali Berisha dhe Yuri Kim

Politikë

Insinuatat se PD negocioi për 'shpëtimin' e Berishës, reagon Kim: Të shpallurit 'non grata' mund të flasin për komplote por s'ka ‘ndërmjetës’ për këto vendime

15 Tetor 2021, 11:53| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 12:52

  • Share

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar sot përmes një postimi për deklarata të bëra së fundmi se ka pasur një negocim PD-SHBA për të 'shpëtuar' Berishën.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim shuan të gjithë zërat duke thënë se shpallja non grata nuk mund të negociohet me SHBA dhe askush nuk mund të ndërmjetësojë një vendim të tillë. Ajo thekson se ata që janë shpallur mund të akuzojnë për komplote, por faktet për korrupsion janë të pamohueshme.

"7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet "negocimit" dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë "ndërmjetës". Ata të caktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se SHBA do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion", ka shkruar Kim.

Reagimi vjen pas një deklarate mbrëmë të gazetari Baton Haxhiu i cili u shpreh se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar me amerikanët për shpëtimin e Sali Berishës. Por kjo është mohuar nga Bylykbashi që ishte në emision.

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër "birit të tij politik", Lulzim Basha i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LEPUSHE: 15/10/2021 12:42

    Berisha duhet ti kaloj vitet e funit ne burg edhe pik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?