Kronikë

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Italia sjell në pranga ish-gjyqtarin e futbollit Davide Pecorelli! Gjykata e Shkodrës e dënoi me 4 vite burg! Momenti i ekstradimit në Rinas (VIDEO)

8 Maj, 11:07| Përditesimi: 8 Maj, 12:42

  • Share

Tiranë- Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë ish-gjyqtari i futbollit dhe biznesmeni Davide Pecorelli, që u akuzua për inskenimin e vdekjes së tij në Pukë rreth pesë vite më parë dhe shkalla e parë e Gjykatës Shkodër e ka dënuar me 4 vite burgim nga 8 që kërkoi Prokuroria, teksa çështja ndodhet ende në Apel.

Ai u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “mashtrimi”, “dhunimi i varreve”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

“Në vijim të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma,u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri,të shtetasit italian,të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. P., 50 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: “Mashtrimi”,”Dhunimi i varreve”,”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,”Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Në vitin 2021, ky shtetas dyshohet se ka djegur automjetin me të cilin lëvizte në fshatin Gjegjan, Pukë, me qëllim inskenimin e vdekjes së tij”, njoftoi Policia e Shtetit.

Më 31 Mars të këtij viti, pas Gjykatës së Perugia në Itali, edhe Ministria e Drejtësisë italiane kishte konfirmuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Vendimi përfundimtar i ekstradimit është marrë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio, pasi gjykata e Apelit e Perugias dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit në maj të vitit të kaluar. 

Shkak i inskenimit ishin borxhet që ai kishte pas falimentimit të biznesit, duke humbur gjurmët për shumë muaj, derisa u gjet në Itali, ku kërkonte thesarin e Monte Kristos.

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg Davide Pecorellin më 3 prill të këtij viti, pasi që inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri në janar të vitit 2021

Në tetor 2022 prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi për 5 vepra penale"Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ndaj tij prokuroria kërkoi tetë vite burg por gjykata e dënoi me 4 vite.

49 vjeçari u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leksi: 08/05/2025 12:04

    Ky u ka bo si serial si don Matteo kap lirohu kape prap liroje prap ska mo lek shteti shqiptar tashti shperndan vetem prona po hyne ne burg shteti shqiptar nuk te jep mo lek kur te dalesh po te jep vetem prona rroft drejtsia zingarve

    Përgjigju
  • Reksi: 08/05/2025 11:59

    Ipni leke qe te dali nga burgu vetem ne shqiperi te japin lek po u fute ne burg rroft drejtsia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?