Pritej ekstradimi në Shqipëri, Gjykata italiane liron nga burgu Davide Pecorellin 2 ditë pas arrestimit

12 Dhjetor 2022, 19:50| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 12:20

  • Share

Biznesmeni italian, Davide Pecorrelli i cili inskenoi vdekjen e tij në janar të vitit të kaluar në Pukë, është liruar nga autoritetet italiane vetëm dy ditë pasi u arrestua për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Sipas mediave italiane, ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit me kërkesë të prokurorit të Përgjithshëm Sergio Sottai cili kishte kërkuar mosvlerësimin e arrestit, që është pranuar nga gjykata italiane. Për pasojë pas përfundimit të formaliteteve burokratike, Pecorrelli është liruar nga burgu i Capanne ku po qëndronte në paraburgim derisa pritej ekstradimi i tij drejt Shqipërisë, ku do të gjykohej nga autoritetet shqiptare lidhur me akuzat që rëndonin mbi të për mashtrim, deklarime të rreme, përdhosje varresh, pengim të drejtësisë, dëmtim, zjarr dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi për arrestimin e tij u dha nga policia shqiptare në 10 dhjetor ku bëhet me dije se 47 vjeçari ishte arrestuar nga policia italiane dhe tashmë pritej vetëm ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Prokuroria e Pukës mbylli hetimet 2 muaj më parë dhe e akuzon italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Mashtrim" në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën penale të "Dhunimi i varreve" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal, për veprën penale të "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën panele të "Shkatërrimi i pronës me zjarr", të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", neni 297 të Kodit Penal.

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. 

Me intinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varrë në varrezat e Pukës. Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model skoda i përkisnin një tjetër AND-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli.

Ai u paraqit disa javë pasi inskenoi këtë zhdukje në policinë italiane e cila e gjeti atë në bordin e një varke duke shkuar drejt ishullit “Monte Cristo” ku ai pretendonte se kishte zbuluar një thesar antik. Ndërsa hetimet zbuluan se të gjithë këtë skemë ai e kishte përgatitur për t’iu shmangur borxheve që kishte nga biznesi i parukerisë dhe modës në Itali. Pecorelli rezulton se kishte edhe një bashkëshorte shqiptare e cila asnjëherë nuk pranoi të flasë për mediat për arsyen e zhdukjes së bashkëshortit që kishte disa hyrje dalje në Shqipëri dhe ndalesa në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pukë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrane: 13/12/2022 06:42

    Mirë kanë bërë që e kanë liruar, apo të përfundonte në duart e prokurorëve në Pukë që do t'u dukej si xhekpot!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?