Kronikë

Inskenoi vdekjen në Pukë, Ministria italiane e Drejtësisë ‘vulos’ ekstradimin e biznesmenit Pecorelli! I dënuar me 4 vite burg nga autoritetet shqiptare

31 Mars, 11:46| Përditesimi: 31 Mars, 14:58

  • Share

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’i shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri. Vendimi përfundimtar është marrë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio, pasi gjykata e Apelit e Perugias dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit në maj të vitit të kaluar. 

Në një reagim për "Il Messaggero Umbria", biznesmeni Pecorelli ka deklaruar se nuk do ta apelojë vendimin. 

"Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Po mendoj të mos apeloj në TAR të Lacios, duke qenë se probabiliteti i ulët i suksesit, preferoj të shkoj në Shqipëri", ka thënë ai. 

Biznesmeni do të merret në paraburgim nga policia shqiptare dhe do të transferohet në burg, ku mund të vendoset një dënim alternativ gjatë 48 orëve të para të paraburgimit, në pritje të procesit të apelimit. 

Por pavarësisht nga të gjitha këto, jeta e Pecorellit ndërkohë ka marrë një kthesë shumë specifike: ai është martuar me një shtetase shqiptare, merret me mallra luksi dhe kërkon të marrë nënshtetësinë në Shqipëri. Por fillimisht duhet të zbardhen detajet e dënimit me 4 vite dhe ekstradimit. 

Në Shkurt të vitit 2024, Prokuroria e Pukës kërkoi dënimin me 8 vite burg për Davide Pecorellin për kryerjen e disa veprave penale: "Mashtrim" kryer në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" si edhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Në Prill të vitit të kaluar, gjykata e Shkodrës e dënoi atë me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
Si e inskenoi zhdukjen? 

Sipërmarrësi në sektorin e motës dhe bukurisë, Pecorelli hyri në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit në janar të vitit 2021, me qëllimin për t’i shitur një makineri 100 mijë euro një sipërmarrësi shqiptar, si shansi i fundit për t’i shpëtuar përndjekjes nga kreditorët në Itali. Por gjërat nuk shkuan siç ishin planifikuar, dhe pak ditë më vonë makinë që mori me qira në aeroport u gjet e djegur në Pukë dhe e brenda saj kocka njerëzore të kabonizuara e sende personale të Pecorellit, prej të cilave u ndërtua hipoteza e parë në Shqipëri për vetëvrasje, ndërsa paralelisht në Peruxhia u hap një çështje penale për vrasje.

Gjykata e Shkodrës pas hetimeve të plota, e dënoi Davide Pecorellin me 4 vjet burg. Për të gjetur kocka njerëzore tha se e ndihmoi një prift shqiptar, emrin e të cilit nuk e tregon, ndaj është ngritur edhe akuza e dhunimit të varreve.

Pas planit për të shpallur veten të vdekur, Pecorelli u gjet na autoritetet më 17 shtator të vitit 2021 në një gomone pranë ishullit Montecristo, ku tha se ishte në kërkim të një thesari gjysmë milioni në monedha ari, të pretenduar se ishte fshehur aty vite më parë.

Në Shqipëri, Pecorelli do të transferohet në burgun e Tiranës ku gjatë 48 orëve të para të paraburgimit, mund të vendoset një dënim alternativ, në pritje të procesit të apelimit.

Por pavarësisht nga të gjitha këto, jeta e Pecorellit ndërkohë ka marrë një kthesë shumë specifike: ai është martuar me një shqiptare, po merret me mallra luksi dhe kërkon të marrë nënshtetësinë shqiptare. Por fillimisht duhet të zbardhen detajet e dënimit me 4 vite.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?