Kronikë

Mashtronin biznesmenët për rrëmbime false dhe më pas i dorëzonin në duart e terroristëve, policia italiane arreston dy shqiptarë

30 Mars 2021, 12:16| Përditesimi: 30 Mars 2021, 14:36

  • Share

Prokuroria e Romës arrestoi dy shqiptarë dhe një Italian për mashtrim të biznesmenëve për rrëmbime false jashtë vendit dhe më pas dorëzim të tyre tek organizatat terroriste. Dy shqiptarët Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj dhe italiani Alberto Zanini dyshohet se kanë organizuar rrëmbime jashtë vendit, në disa raste me bashkëpunim në fazën fillestare të vetë personave të rrëmbyer dhe më pas dorëzimit të biznesmenëve tek një grup afër Al Kaidës.

Sipas hetimeve të prokurorisë të tre i propozuan dy sipërmarrësve nga Brescia për të simuluar një rrëmbim. Një nga këta tani nën hetim është Alessandro Sandrini, sipërmarrësi nga Brescia i cili u zhduk në Turqi në tetor 2016 dhe u shfaq sërish në maj 2019. Një tjetër sipërmarrës nga Brescia, i cili nuk u paraqit në aeroporti në minutën e fundit, është identifikuar po ashtu. Në hetimi citohet gjithashtu çështja e Sergio Zannoti.

Sandrini dhe Zanotti u transferuan më pas në Siri dhe iu dorëzuan një grupi xhihadist të lidhur me Al Kaidën. Të tre të arrestuarit vepronin në Itali, Turqi dhe Siri. Të akuzuarit I kishin propozuar Sandrinit të shkonte në Turqi "në mënyrë që të simulonte një rrëmbim "por sapo arritën atje ata e privuan atë" nga liria e tij personale "dhe më pas e sollën " kundër vullnetit të tij në Siri, ku ia dorëzuan atë Partisë Islamike Turkestan, një grup në lidhje me Al Kaedën ", siç thuhet në aktakuzë. 

Sipas një dëshmie të Prokurorit Publik të Romës, Alessandro Sandrini " planifikonte të bënte shumë para me rrëmbimin e rremë", shuma të cilat mund të shkonin deri në 100 mijë euro.  Si pjesë e hetimit kundër bandës, pati hetime edhe në Gjermani dhe Itali.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?