Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë mashtruar me sigurimin e makinës me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve. Në pranga kanë rënë Armando Kallmeti, 22 vjeç banues në Nikël dhe Igli Topalli, 25 vjeç banues në Tapizë.
Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi Armando Kallmeti, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi Armando Kallmeti, në bashkëpunim me shtetasin Igli Topalli, ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip "Volksvagen Golf" me drejtues shtetasin Igli Topalli, dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.
Ata akuzohen për veprat penale "Mashtrimi në sigurime" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.
ja baj me dijet instances, mi skanu tan lacat e spinelat me marsup ka 16 vjec e nalt. Tan me syze katrore gold mi kontrollu ma mir.
PërgjigjuPaskan ngel pa lek kto tnikles fillun tu bo skema tjera haha sa idjota
Përgjigju